NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
500 gr kërpudha, 300 gr qepë të njoma, 300 gr sallatë jeshile, 2 tufëza koper, 1 tufëz majdanoz, 4 lgj vaj ulliri, 1 kokërr vezë
1 kokërr limon, 1 gotë lëng mishi.
Kripë, piper
Përgatitja
Në tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së vajit dhe shtojmë qepët e grira hollë. I kaurdisim qepët për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë kërpudhat e prera në fetëza dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta të tjera. Ndihmojmë kaurdisjen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë sallatën jeshile. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë gatimin për 2-3 minuta mbuluar. I bëjmë më pas një përzierje të lehtë dhe shtojmë erëzat e freskëta dhe 1 gotë ujë ose 1 gotë lëng mishi dhe e lemë frikasen të gatuhet për 10 minuta. Në fund shtojmë vajin e mbetur, kripë dhe piper të zi.
Trazojmë vezën me lëngun dhe cipën e një limoni. Marrim pak lëng nga gatimi dhe e shtojmë tek veza për të rregulluar temperaturën në mënyrë që veza të mos na pritet dhe më pas e shtojmë tek frikaseja. E trazojmë mirë, fikim sobën dhe e lemë gatimin të pushojë për 10 minuta që të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.