Gazeta “Zëri i Popullit” prej disa ditësh i ka munguar tregut mediatik në vend. Nuk dihen arsyet e vërteta të mos daljes në treg të gazetës zyrtare të Partisë Socialiste, por mendohet se shkak edhe këtë herë janë problemet ekonomike ku është zhytur prej vitesh ky burim medatik. Prej kohësh ish-e përditshmja “ZP”, botohet vetëm 4 ditë në javë si pasojë e këtyre problemeve që janë shfaqur vite më parë.

Për këtë arsye edhe shitjet e gazetës kanë pësuar rënien më të madhe Gazeta “Zëri i Popullit daton që prej vitit 1942, duke i rezistuar edhe ndryshimit të sistemit pas viteve ’90, ndërsa kulmin e ka arritur në vitin 2005 me një numër prej 35 mijë kopjesh të shitura duke u bërë gazeta më e shitur 10 vite më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: