Lajmi u i ditur nga burime pranë këngëtares për ‘Revista Who’, por nuk dihet ende gjinia e bebit.

Genta dhe Usta jetojnë mes Zvicrës dhe Turqisë dhe së shpejti kishin planifikuar të bënin dasmën, si celebrim të dashurisë disavjeçare, por siç duket, ky plan do realizohet pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Ndërsa ditën e djeshme këngëtarja ka postuar një foto ku tregon se ndihet e bekuar.

Kështu shprehet këngëtarja në foton e fundit të postuar në Instagram ku reagon për herë të parë pas lajmeve për shtatzëni. “Ndihem e bekuar, ju dua të gjithëve”-shprehet Genta.

Genta është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe ende pritet të zbulohet gjinia e fëmijës. Deri tani këngëtarja ka preferuar të thotë vetëm për shtatzëninë e të tjerat ndoshta na i zbulon pas lindjes së bebit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: