Një trup i pajetë është gjetur i pajetë në një fshat të Pogradecit, ndërsa dyshohet se i përket një 46-vjeçari që rezulton i zhdukur.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D.H.

“Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: