Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 transmetoi disa javë më parë rastin e familjes Zijai, në Gjirokastër të cilët kishin djalin e tyre të vogël Fabion me hidrocefali.

Ai u operua dy jave me pare dhe tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthyen në qytetin e gurtë të Gjirokastrës për t’i takuar e per t’ju dhënë një tjetër lajm të mirë.

Eneida ishte tek familja Zijai ku takoi motrën e Emanuelës, ajo jeton me gjyshërit pasi prindërit nuk mund të kujdesen për të.

“Fabio u ringjall, Emuela jeton me ne se prindërit nuk e mbajnë dot, ajo ka jetuar më shumë në Tiranë sesa në Gjirokatër, në shkollë shkon nuk e ka lënë” thotë gjyshja e Emaunelës.“Më ka marrë malli shumë për prindërit” thotë vajza. Eneida e merr me vete vajzë dhe së bashku shkojnë tek banesa me qira e familjes Zijai. Tek veshi Eneida i thotë Emanuelës një sekret, se i pret një shtëpi e re e madhe dhe e ngrohtë. Prindërit e vogëlushes nuk dinë gjë ende për këtë surprizë. “Ne si prindër na vjen keq që nuk i mbajmë dot fëmijët pranë”, thotë babai i Fabios.

“Fabio është mirë se tani reagon, ai do jetojë si gjithë të tjerët, ju falënderoj ju Elvis Naçin dhe të gjithëve”, tha gruaja.

“Një donator pasi u bënë thirrjet tek emisioni, u ofrua që tju dërgojë në një banesë më të mirë, për një vit rresht ju do shkoni në këtë shtëpi, ky donator do paguajë qiranë e shtëpisë suaj për një vit”,-u tha Eneida.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb