Dy persona në Gramsh kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi goditën me grushte një 40-vjeçar.

Duket se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në anesën e njërit prej tyre, Policia gjeti 1 përforcues grushti.

Në pranga ka përfunduar edhe një person i tretë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast, por nuk ka kallëzuar.

Njoftimi: 

Goditën me grushte një 40-vjeçar, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti 1 përforcues grushti.

Vihet në pranga edhe një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast, por nuk ka kallëzuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Holta”, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta ishte dëmtuar një 40-vjeçar, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në konflikt.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve E. B., 21 vjeç dhe Xh. B., 22 vjeç, të dy banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 06.04.2024, rreth orës 23:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Gramsh, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua edhe shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: