GREQI

Greqia ka shënuar sërish shifra të larta nga COVID-19. 2 mijë e 152 të infektuar dhe 87 viktima janë regjistruar së fundmi.

Autoritetet më tepër se sa për shifrat, janë të shqetësuar për rastet me intubim. 597 pacientë janë në intubim teksa numri së shpejti pritet të kalojë 600-ën.

Duket se Greqia i druhet një kolapsi të spitaleve prej fluksit të pacintëve me COVID-19 pasi javët e fundit numri i shtrimeve është rritur në mënyrë dramatike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb