Empire State Building do të ndriçohet me ngjyrat e konvikteve të Hogwarts-it më 27 shtator. Me rastin e 25-vjetorit të botimit të librave “ Harry Potter ”, shikuesit do të kenë mundësinë të shijojnë një temë unike.

Dritat e kullës do të shkëlqejnë me të kuqe për Gryffindor, të verdha për Hufflepuff, blu për Ravenclaw dhe jeshile për Slytherin.

Publiku do të ketë mundësinë të shijojë pamjen në kuvertën e vëzhgimit të katit të 86-të, të blejë librat e serisë dhe gjithashtu të shijojë një gotë (pije nga libri i Harry Potter).

Fansat nga e gjithë bota gjithashtu mund të admirojnë spektaklin përmes kamerës live në internet të Empire State.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb