Orges Shehi u largua me shumë zhurmë nga Tirana ku palët kishin pretendime të ndryshe. Tirana shpiku një formë të re largimi, teksa pezulluan trajnerin, ndërsa Shehi pretendonte se ishte shkarkuar. Kjo çështje përfundoi në gjykatë, me këtë të fundit që i dha të drejtë tekniku durrsak. Shehi jo vetëm fitoi gjyqin, por tani kërkon edhe pagat e prapambetura. FSHF i bën thirrje Tiranës që të shlyejë detyrimet ndaj ish trajnerit të tyre, duke i dhënë edhe 30 ditë afat, në të kundërt rrezikojnë të penalizohen deri në heqje pikësh:

VENDIMI I DISIPLINËS

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Orges Shehi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 14.12.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: