Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Korçë si pasojë e një zjarri, ku humbi jetën Vasil Dolani 64-vjeç.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “News 24” se dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e benzinës.

Sipas informacioneve 64-vjeçari është munduar të ndezë zjarrin me benzinë dhe kjo ka rezultuar fatale për jetën.

Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 3 persona të cilët ndodhen në spital ku edhe po marrin trajtim shëndetësor për shkak të plagëve të marra.

Zjarri ka rrezikuar edhe banesa të tjera, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është ndaluar përhapja e flakëve. Ndërkohë fqinjët janë shprehur se kjo familje jetonte në kushte të vështira ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb