Largimi i moderatores Ilda Bejleri nga Supersport, pasi u përfol për një përplasje me gazetarin Dritan Shakohoxha, ka qenë padyshim ndër lajmet më të ‘nxehta’ të verës. E si për të shuar çdo dyshim, bukuroshja Bejleri ka sqaruar arsyet e largimit të saj nga vendi i punës ku qëndroi për 11 vite. E ftuar në emisionin “Wake up” në Top Channel, Ilda Beljeri pohoi se nuk e gjente veten më në atë format.

“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, -tha moderatorja bukuroshe. Teksa u pyet për marrëdhënien me komentatorin Shakohoxha, Bejleri nuk i kursehu aspak ironitë, duke shtuar se:

“Unë nuk kam pasur konflikt real me Shakohoxhën. Në 11 vjet nuk e kam pyetur për asgjë. Vazhdon seriali, ‘burrat urrejnë gratë’. Ai është një nga ata njerëz që nuk ia kuptoj rolin që ka; një herë si menaxher, një herë si brigadier, një herë si komentator. Shpresoj që të gjejë veten një herë”, ironizoi Bejleri. Pak ditë më parë Shakohoxha u shpreh se kishte qenë pikërisht ai që i kishte dhënë një mundësi për punë Ilda Bejlerit dhe se bashkë me stafin kishin vendosur që ajo të ishte jashtë këtij kanali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: