Punimet pa kriter që vijojnë për hapjen e 2 tuneleve të Murrizit në rrugën e Arbërit po shkaktojnë dëme të medha për banoret e fshatit Xibër-Murrize në Klos. Sasi te mëdha inertesh hidhen ne prroin e fshatit, pa menduar aspak për pasojat që i shkaktojnë kësaj zone. Hedhja e inerteve vend e pa vend ka bllokuar rrugët kryesore te fshatit si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për tokat bujqësore duke shkatërruar pemët frutore dhe kanalet vaditëse. Ndryshe nga ajo qe iu premtua ne nisjen e punimeve se nuk do kenë pasoja për zonën, banoret thonë se aty po ndodh një masakër mjedisore qe nuk po ndalet.

Për shqetësimin qe vazhdon prej vitesh banoret kane vene ne dijeni edhe autoritetet vendore, Inspektoriatin Kombëtarë të Mbrojtjes së territorit por deri me tani nuk është marre asnjë mase dhe demet vazhdojnë te mos ndalen.

Inertet që kanë dalë nga hapja e dy tuneleve të Murrizit janë depozituar në anën e fshatit Xibër-Murrize duke zënë një sipërfaqe të konsiderueshme të tokave të banorëve të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb