Një ngjarje e frikshme është regjistruar në Greqi, ku një infermiere ka pësuar paralizë pasi kishte marrë dozën e dytë të vaksinës. Episodi ka ndodhi në Korfuz, ku një 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, pa probleme me shëndetin, ka pasur komplikacione.

Mësohet se infermierja pasi bëri vaksinën e Pfizer pati temperaturë të lartë dhe paralizë në këmbë. Mediat greke raportojnë se ky është një rast i veçantë, që vaksina shkakton një sindromë të rrallë Guillain-Barre.

Sindikata e infermierëve grekë deklaroi se ky është rasti i vetëm i regjistruar për vaksinën e Pfiser me pasoja kaq të rënda. Mjekët theksojnë se 20% e të vaksinuarve mund të shfaqin simptoma të lehta pas vaksinës, që përfshijnë edhe mpirje të trupit. Ndërkohë që të infektuarit nga covid-19 rrezikohen shumë më tepër të preken nga sindroma Guillan-Barre pas infektimit me virusun.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb