Pas publikimit nga News24 te superskandalit në doganën e Durrësit ku vërtetohet korrupsioni i pastër, ka reaguar edhe Dogana Shqiptare, e cila pranon ngjarjet dhe shprehet se kanë nisur hetimet nga organet kompetente.

Por pavarësisht se pranon se për ngjarjet konkrete ka nisur një hetim zyrtar Dogana deri më sot ende nuk ka marrë asnjë masë pezullimi për doganierët që kapen duke marrë ryshfet.

News24 mëson se të gjithë doganierët e shfaqur në video janë ende në punë. Burime kofidenciale në Dogana bëjnë me dije për Neës24 se në shkelje të ligjit kanë hapur kamerat e sigurisë për të parë se kush i ka bërë videot.

News24 disponon plot materiale të tjera me zë dhe figurë që dëshmojnë korrupsionin në doganën e Durrësit. Këto video do të transmetohen në ditë në vijim, pa asnjë lloj çensure me zë dhe me figurë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb