TIRANE

Këtë vit do i kthejmë borxhin turzimit shqiptar duke kaluar pushimet në vendin tonë. Izolimi në karantinë dhe mbyllja e kufijve reflektohen me humbje të ndjeshme në ekonomi. Kontributi ynë për ta mbajtur të gjallë turizmin është të pushojmë në Shqipëri. Deborah Keçi, ish-kampione noti e ftuar sot në “News 24” në “Vila 24” ka bërë thirrje për të vizituar  pika turistike brenda vendit. Keçi nga natyra shumë sportive, thotë se ka patur rastin të njohë pika të ndryshme në Tiranë ku ka kuptuar se ne i  kemi mrekullitë  këtu. “Tirana ka 13 fshtara ku mund të shkosh me biçikletë. Kam bërë hiking në Bovillë.”- thotë  Keçi duke shoqëruar komentet me foto nga aventurat në natyrë.

Ajo duket plot mbresa nga ngjitja në Malësinë e Tiranës, Mali me Gropa e Gryka e Valit kur flet për vështirësitë e terrenit që të krijojnë më shumë adrenalinë. “Në grykën e Valit gurët ishin të rrëshkitshëm dhe të rrezikshëm. Në udhëtime shpesh merr edhe gërvishtje të vogla, por janë gjëra të bukura për t’u kujtuar.”- flet Deborah duke veçuar edhe Ujvarën e Shëngjergjit e cila në këtë periudhë të vitit ka shumë prurje të ujit. Si një sugjerim për t’u parë është edhe Syri i Ciklopit në Krrabë. Për kampionen Keçi, kjo pjesë e Krrabës është një copëz parajse.

E dashuruar me natyrën e ujin, si vajzë durrsake, i kthehet me shumë nostalgji qytetit të lindjes ku ka shkuar të shohë prindërit pas karantinës. “E dua Durrësin, më ka edukuar dashurinë për ujin e sportin. Kam filluar sportin 10-11 vjeç. Prindërit donin që unë të angazhohesha, kam qenë fëmijë pak buçko.”-vazhdon Deborah me shumë entuziazëm rrëfimin kur thotë se integrimi në sport dhe federimi në skuadër pastaj u kthye në një impenjim të plotë dhe serioz edhe pse nuk e shihte si profesionin e jetës. I është dashur të largohet pak nga sporti për shkak të studimeve në Itali për Ekonomi, ndërsa dëshiron të theksojë se e kënaq muri i mbushur me medalje, por më e rëndësishmja për të është karakteri që kjo disiplinë i ka formuar.

Keçi përsëriti me bindje se angazhimi i fëmijëve në sport është i domosdoshëm për të rritur qytetarë të denjë e të suksesshëm. Bisedën e mbylli më ftesën për të bërë pushime brenda vendit me krem dielli, biçikletë e bukë me vete si dikur.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: