Gary Neville dhe Roy Keane, dy legjenda e Man.United në vitet 90 kanë lëshuar akuza të forta në lidhje me ekipet italiane, duke hedhur dyshime se në ato vite përdorin substanca të palejuara:

“Mendoj se ka pasur disa skuadra jo të pastra që kanë luajtur kundër nesh, në fakt e kemi thënë edhe në atë kohë. Nuk mund të them tani emra lojtarësh apo ekipesh. Ne ishin në super formë në atë kohë, por kur luaja kundër skuadrave italiane dilja nga fusha i shkatërruar dhe mendoja se diçka nuk shkonte. Nuk është se po përpiqem të gjej një justifikim, por diçka nuk shkonte”, u shpreh Gary Neville.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Roy Keane: “Kur përballesha me disa skuadra dilja nga fusha i dërrmuar. Kundër disa ekipeve italiane shija lojtarët e tyre në fytyrë dhe dukeshin sikur ata nuk kishin luajtur asnjë minutë, ndërsa unë isha i shkatërruar. Ka pasur edhe skuadra kundër të cilave nuk prekje as topin, ekipe si Real Madrid dhe Barcelona, prekje topin vetëm 4-5 herë, por këtë e bëjë gjatë nxehjes. Atyre nuk arrije as ti afroheshe, ishin shumë lart taktikisht, humbisje 4-0 dhe të dukej vetja sikur ishte me fat”, u shpreh Keane.

Rr
Rr

Në vitet kur Neville dhe Keane kanë luajtur futboll, Man.United është përballur me disa skuadra italiane. Me Juven në fazën e grupeve në Champions në sezonin 1996/97, 1997/98 dhe në 2002/03, janë përballur edhe në gjysmëfinalen e sezonit 1998/99. Janë përballur me Inter në çerekfinalet e sezonit 1998/99, me Lazion, Fiorentinen dhe me Milan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb