Gjykata e Posaçme vendos kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të të arrestuarit Klajdi Merkaj i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest me burg, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në seancën e radhës, datë 03.02.2025, ora 12:00 do të paraqitet grupi i ekspertëve të IML-së për të bërë betimin dhe marrë detyrat.

Ndërkohë, këë të premte Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e Klajdi Merkaj për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi u dha nga gjyqtari i çështjes Bib Ndreca.

35-vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GJKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja.

Nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

Klajdi Merkaj ishte në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua nw 16 tetor në Romë. Ai u ekstradua drejt Shqipërisë.

Dy ditë më parë SPAK njoftoi se kishte vendosur sekuestro mbi pronat e Hajdar dhe Franc Çopja si vila, apartamente dhe një hotel, por edhe 10 mln dollarë në kriptovaluta.

Më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit lanë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb