Nga: ENEIDA CAKERRI

20 gjethe rrushi
3 qepë të njoma
2 tufa me lakra
200 gr mish të grirë
3 duar plot oriz
1 tufë kopër
1 tufë majdanoz
1 tufë nenexhik
Kripë

Gjethet e rrushit i vendosim 10 minuta në ujë që po zjen, ose pak më shumë nëse janë të trasha.
Skuqim deri sa të zbuten qepët e njoma dhe lakrat. Pasi janë zbutur shtojmë 200 gr mish të grirë dhe 3 duar oriz dhe shtojmë erëzat.
Pastaj i mbledhim, i vendosim në tenxhere ku kemi shtruar një shtresë gjethe dhe i mbulojmë me ujë. I vendosim një pjatë që t’i mbajë japrakët e mbledhur.
I ziejmë për 1 orë me temperaturë mesatare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb