Real Madrid thyen pastër 2-0 Getafe duke rimarrë kreun e La Liga-s. Carlo Ancelotti shijon një super Joselu, autor i një dygolëshi. Madrilenët ishin superior duke marrë menjëherë kontrollin e lojës, me Vinicius Jr që flirtoi me golin. Në minutën e 16-të, Jeselu u shërbye në mënyrë perfekte brenda në zonë dhe me kokë kaloi Realin në avantazh.

Kjo mbrëmje u zbeh disi nga dëmtimi i Rudiger, ndërsa në minutën e 56-të ishte sërish Joselu që gjeti rrugën e rrjetës duke hipotekuar këtë fitore të Real Madrid. Me 57 pikë pas 22 javës, Reali e sheh vetën në krye të klasifikimit, plus dy pikë në raport me Girona. Shijoj pikët e plota edhe Carlo Ancelotti:

Joselu
Joselu

“Ishte një ndeshje e bukur, jam shumë i kënaqur. Nuk ishte një ndeshje e lehtë pasi Getafe është një ekip që kërkon duelin, fizikisht të fortë. Joselu? Ai është një bekim për ne pasi ka karakteristika të ndryshe. Ai po bën gjithçka për të qëndruar, po zhvillon një kampionat spektakolarë dhe jemi shumë të lumtur për të”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb