Gjashtë ditë pas sulmit që ndodhi në zyrën e tij, ku nga një shpërthim granate mbeti i plagosur kryebashkiaku i Lushnjës dhe sekretarja e tij, Fatos Tushe është kthyer sot në vendin e punës. Në një prononcim për ‘News24’ Tushe pohoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, duke bërë që ai të rifillojë punën normalisht.

“Kam rifilluar normalisht punën Jam rikthyer në punë, ndodhem në zyrë. Jam në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Tushe.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit, rreth orës 8:00 në zyrën e Tushës, ndërsa si autor i krimit është shpallur në kërkim ish-shoferi i Tushes, Gëzim Saraçi. Nga shpërthimi i granatës mbeti i plagosur lehtë kryebashkaiku dhe më rëndë sekretarja e tij Erisa Qalliu.

“BalkanWeb” raportoi ditën e ngjarjes se pak para ngjarjes, Saraçi kishte pritur para bashkisë Tushen dhe të dy ishin futur në zyrë. Pasi debatuan më njëri-tjetrin, thuhet se Saraçi ka nxjerrë një garantë nga xhepi dhe e ka hedhur në zyrën e Tushës, e cila shpërtheu. Gëzim Saraçi në mesin e mandatit të dytë të Tushes, është larguar nga puna, pas debateve me kryebashkiakun. Por siç duket kjo gjë nuk është pranuar nga Saraçi, i cili ka ndërmarrë dhe këtë akt të rëndë.

Prokuroria ka si pistë kryesore të hetimit të saj largimin nga puna të Saraçit, i cili thuhet se rezultonte i papunë. Po ashtu raportohet se Saraçi ishte shndërruar në një njeri problematik me pijen. Aktualisht po vijon punën për arrestimin e Saraçit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: