Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 qepë e thatë
1 tufë qepë të njoma
700 gr. spinaq
100 gr. gjizë
1 tufë majdanoz
1 pako kaneloni
Arrë moskat
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
50 gr. miell
50 gr. gjalp
500 ml. qumësht
100 gr. parmixhano

Përgatitja
Qepën e thatë e presim në kubikë dhe e skuqim në vaj ulliri. Sapo të zbutet shtojmë qepët e njoma të prera në feta dhe më pas spinaqin. I gatuajmë bashkë dhe në fund shtojmë majdanozin, kripën dhe piperin e zi. E lëmë të ftohet dhe shtojmë gjizën. Masën e kalojmë në një qese të cilën e hapim te maja.
Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe shtojmë miellin. I skuqim bashkë në temperaturë mesatare dhe shtojmë qumështin duke i trazuar. Pasi është trashur, shtojmë kripën dhe arrën moskat.
Në fund të tabës shtrojmë beshamel. Me anën e qeses mbushim kanelonit dhe i rreshtojmë në tavë. Shtojmë pak ujë dhe i mbulojmë me beshamel dhe parmixhano. Tavën e mbulojmë me letër alumini. I pjekim për 40 minuta në 200 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: