Aktualisht është duke u luajtur pjesa e dytë e minutave shtesë, mes Zvicrës dhe Spanjës.

Pas përfundimit të pjesës së parë të shtesës prej 15 minuta, ekipet u mblodhën rreth tyre në fushën e lojës, si një formë motivimi. Edhe pse jo protagonist në fushën e blertë, për shkak të kartonëve, Granit Xhaka, u shfaq në mes të lojtarëve të Zvicrës dhe nisi të mbajë një fjalim para tyre.

Kujtojmë se goli për Zvicrën u realizua në minutën e 68-ë, nga Xherdan Shaqiri, i cili në këtë sfidë pasoi Xhakën në rolin e kapitenit.

Nëse të dyja ekipet nuk realizojnë gol në 15 minutat e mbetura, ndeshja do të vendoset nga pika e bardhë e penalltisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb