Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.

Berisha e ka bërë urimin nga Kavaja, të cilën e quajti “Mekën e demokracisë”.

“Të dashur miq,
Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ky qytet, i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri, nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve të Kavajës prevalonte mbi gjithçka”, shkroi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: