Nga: ENEIDA ÇAKERRI

3 vezë
200ml kos
150ml vaj ulliri
1 kungull të grirë
1 karotë të grirë

1 spec të kuq në kubikë
Një dorë ullinj
150 gr mocarela në kubikë

220gr miell
1 zarf pluhur pjekje
Kripë/rigon

Rrahim vezet me kosin dhe vajin dhe shtojmë kungullin me karotën, speca, ullinjtë në feta si dhe mocarelën. Shtojmë miellin me pluhurin pjekës, kripën dhe rigonin, trazojmë mirë dhe e pjekim në 200 gradë për 45 minuta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: