NGA ZONJA VJOLLCA
Perbërësit
500 gr kërpudha
Kripë, piper i zi
1 lç miell Teuta
3-4 qepë të njoma
½ gotë verë të bardhë
1 lgj mustardë
1 lgj majdanoz
Vaj ulliri Olitalia

Pergatitja

Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit Olitalia dhe shtojmë në të kërpudhat dhe i kaurdisim ato derisa të zverdhen pak, shtojmë pak kripë, piper të zi si dhe qepët e njomë të prera në unaza. I kaurdisim duke i trazuar vazhdimisht, më pas shtojmë 1 lugë çaji miell Teuta. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe i shuajmë më pak verë të bardhë. Vendosim më pas kapakun dhe i lemë kërpudhat me qepët e njomë të ziejnë për 7-8 minuta. Në fund shtojmë 1 lugë mustardë

E largojmë tenxheren duke e spërkatur me pak majdanoz të grirë hollë dhe e servirim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: