Një alarm për bombë u raportuar në një avion Boeing 738 i Ryanair. Në bord  ishin 192 persona bord.

Avioni ishte nisur nga Katowice e Polonisë dhe kishte destinacion Athinën.

Pas alarmit avioni u shoqërua gjatë udhëtimit nga avionë luftarakë F-16, ndërsa forcat speciale shkuan në aeroportin Eleftherios Venizelos, ku u ul avioni.

Në orën 17:40 avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, ndërkohë që po bëhet evakuimi i shpejtë dhe kontrolli për mjete shpërthyese. Më pas filloi edhe procedura e evakuimit, dhe kontrolli i pasagjerëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb