Nga: ZONJA VJOLLCA*
Kofsha pule me kërpudha

500 gr kofsha pule
2 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë kafeje piper i kuq
4 lugë gjelle vaj ulliri
300 ml lëng pule
500 gr kërpudha
150 gr djathë pice
Kripë
Piper i zi

Në një tas trazojmë mustardën me mjaltin, piperin e kuq, vajin e ullirit, kripën dhe piperin e zi. Me këtë masë lyejmë kofshat e pulës, i marinojmë mirë, i mbulojmë dhe i vendosim në frigorifer për të paktën një orë. Më pas kofshat e pulës i vendosim në një tigan në temperaturë mesatare dhe i kalojmë sa të marrin një faqe për 5 minuta në secilën anë. I largojmë duke i vendosur në një tavë, shtojmë dhe marinadën e mbetur me mustardë dhe i vendosim në furrë në temperaturen 200 gradë Celsius për 15 minuta. Pas 15 minutash shtojmë në tavë 1 gotë lëng pule, kërpudhat e pastruara dhe djathin e picës së grirë. E rivendosim tavën në furrë duke ngritur temperaturën në 220 gradë dhe e lemë për 5-10 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: