TIRANË

Në deklaratën për mediat kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se për dekretin e Presidenti lidhur me ligjin për betimin e gjyqtarëve se do të respektohet procedura e Kuvendit, ashtu si për cdo dekret tjetër.

“Ka një procedurë Kuvendi, në seancën e datë 5 do të  njoftohet për mbërritjen e dekretit e prej atij momenti hyn në kalendar, shpresoj që kom përgjegjës të marrë kohën e nevojshme, në seancën e 19 marsit ose në atë pasardhësen do jetë gati. Unë nuk flas për “Besëlike” në asnjë moment, flas për procedurë parlamentare. Ne kemi mbështetur një pr/ligj bazuar në opinionet e Venecias. “ u shpreh Balla, ndërsa lidhur me pjesëmarrjen në manifestimin e 2 marsit zgjodhi të komentojë me një deklaratë të kryedemokratit Basha.

“Nuk kam koment si organizator i vjetër i shumë protestave më duket normale të mbledhësh ato pak anëtarë partie sic thoshte Basha nga falimenti i SHPK.

Sa i takon ligjit për Presidentitn, është diçka që mendoj ka ardhur koha që sic kemi rregulluar me ligje institucionet, jemi të vonuar për të rregulluar institucionin e Presidentit me një ligj që sikurse ka cdo vend në botë të kemi një ligj për Presidentin, kur e kthen foltoren për një garë të brendshme me opozitën. Kjo që po ndodh nuk ka të bëjë marrëdhenie institucionale President- Kuvend, kemi të bëjmë me një garë të brendshme brenda opozitës. Është çelur një garë për lidershipin e saj, deri më tani kemi njohur z.Basha.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb