Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, ka komentuar ngritjen e Komisioneve Hetimore në parlament.

Sinaj theksoi se maxhoranca nuk ka përjashtuar asnjë grup nga diskutimet për këto Komisione. Ai shtoi se PS nuk lëshon pe nga Kushtetuta e vendit.

“Është fatkeqësi situata ku ndodhet opozita. Nuk kemi përjashtuar asnjë grup nga diskutimet për Komisionet Hetimore. Ligji i amnistisë dua të them se është shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe ndaj duhet miratuar. Të dyja palët të merren vesh për të mirën e qytetarëve.

Unë jam pro marrëveshjeve, që të miratohen ligje, për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë. Ne nuk lëshojmë pe kur vjen puna tek Kushtetuta e vendit. Ne nuk kemi qenë kundër Komisioneve dhe nëse vjen grupi i Bashës, ne nuk jemi kundër”, deklaroi Sinaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb