Kreu i PD Lulzim Basha në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se prej 6 muajsh kanë bllokuar në Kuvend nismat e opozitës.

“Qytetarët nuk e dinë për marrëveshjet që bëni ju për ata që kërkoni t’i gradoni apo t’i fusni në radhët e opozitës. Ju prej 6 muajsh nën mjegullën e ish revolucionit rahmet pastë keni bllokuar nisma të opozitës. Ku është interpelanca e kërkuar më Ramën për Ahmetajn? Flini për iniciativa për sigurinë por 4 muaj mbani në sirtarë amendamentin për Kosovë. Ajo nuk ka nevojë për duartrokitje dhe lëpirje.
Konferencën e Kryetarëve e keni kthyer në bunker. Çfarë është bërë me ligjin për vetingun e politikanëve?
Ku është pr.vendimi për heqjen e mandatit të deputetëve?”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb