Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako biskota savojard
2 litra qumësht
3 kokrra vezë
1 filxhan sheqer
150 gr niseshte
50 gr kakao
1 lgj gjalpë
2 vanilje
Cipë portokalli

Pergatitja

Për zbutjen e biskotave:
1 gotë qumësht ose lëng portokalli
1 gotë liker ose kafe/kakao

Fillimisht përgatisim përbërjen për zbutjen e biskotave duke ërzier qumështin me liker ose me kafe apo kakao sipas dëshirës. Lagim më pas një e nga një biskotat dhe i rrjeshtojme në një tavë (katrore ose drejtkëndëshe) në lartësi jo në shtresë.

Përgatisim kremin duke vendosur në sobë pjesën më të madhe të qumështit me gjysmën e sasisë së sheqerit. E lemë qumështin të ngrohet dhe ndërkohë rrahim vezët, shtojmë niseshten e tretur në pjesën e mbajtur të qumështit së bashku me sheqerin. E trazojmë mirë e hedhim tek veët duke shtuar kakaon, vaniljen dhe cipën e portokallit. E përziejmë mirë dhe e shtojmë tek qumështi në sobë. E trazojmë mirë derisa kremi të fillojë të vlojë dhe të lidhet. Në fund shtojmë një lugë gjalpë për ti dhënë kremit shkëlqim dhe shije.

Kremin e përgatitur e hedhim në tavën me biskota duke e niveluar mirë. E mbulojmë tavën me një membranë kuzhine dhe e lemë në temperaturë të ambjentit të ftohet dhe më pas e vendosim në frigorifer për të paktën 5-6 orë para se ta servirim me pak reçel ose gliko portokalli.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb