Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako peta lazanje, 250-300 gr qiqra, 300 gr miks perimesh (karrotë, spec, bizele, etj), 1 qepë të thatë, ½ presh (pjesa e bardhë)
1 kuti kërpudha, 1 filxhan pana, 1-2 gjethe dafine, 3-4 lgj vaj ulliri, 100 gr djath të verdhë, Rozmarinë, xhinxhër
Kripë, piper i zi, piper i kuq.

Përgatitja

Fillimisht kemi zjerë qiqrat të cilat më pas i kthejmë në pure duke shtuar pak pana, xhinxhër të grirë në rende, kripë, piper të zi dhe piper të kuq.

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën dhe perimet lehtë. Më pas shtojmë kërpudhat dhe erëzat.

Lyejmë tavën me pak vaj dhe vendosim shtresën e parë me petë lazanje dhe perime, shtresën e dytë me petë lazanje dhe perime dhe shtresën e tretë me petë lazanje dhe purenë e qiqrave.

E spërkasim ne fund lazanjën me djath të grirë në rende dhe pak gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb