Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë të ditur bilancet e luftës.

Ata kanë theksuar se deri më tani kanë rrëzuar 88 avionë dhe helikopterë rusë, disa pilotë janë zënë rob dhe forcat e armatosura vijojnë të mbrojnë me heroizëm qytetin e Mariupolit.

Ja të dhënat:

• Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës

• Një numër pilotësh rusë janë kapur

• Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje

• Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv – në jug, afër Odesa

• Ushtarët rusë janë “demoralizuar” nga forca e rezistencës ukrainase

Nga ana tjetër Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka vuajtur probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb