TIRANË

Deputeti i PD Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në vend. Sula shkruan se ndërsa ministrat vijojnë shpenzimet e buxhetit të shtetit për luksin nëpër zyra, qytetarët shqiptarët e kanë çdo ditë e më të vështirë të sigurojnë bukën e gojës.

Ai thekson se familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve. Sipas tij, Partia Socialiste po ua bën ëndërr shqiptarëve konsumin e qershisë dhe bamjeve.

POSTIMI I PLOTË
?Lufta për bukën e gojës!
Ndërsa ministrat vijojnë shpenzimet e buxhetit të shtetit për luksin nëpër zyra, qytetarët shqiptarët e kanë çdo ditë e më të vështirë të sigurojnë bukën e gojës. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore nuk po njeh ndalje. Ndërkohë që kjo maxhorancë as e ka në planet e saja për ti ardhur në ndihmë njerëzve të saj. Sigurisht po të paguash 17 milionë euro për afro 12 km ose vetëm për 9% të punimeve, nuk do mbesin para për të ndihmuar qytetarët.
Sipas INSTAT krahasuar me muajin Prill 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %,

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithëra” me 16,7 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %, etj.

Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4 USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të ndjeshme nga viti 2020.

● Marrëzia nuk ka fund. Sot në tezgat që shiten fruta e perime, 1 kg qershi kushton 30 mijë lek të vjetër. Ndërsa 1 kg bamje kushton 12 mijë lek të vjetër. Partia Socialiste po ua bën ëndërr shqiptarëve konsumin e qershisë dhe bamjeve.

Përveç artikujve ushqimor çmimi i karburanteve në prill u rit me mbi 22 për qind. Kjo rritje përveç efekteve negative tek përdoruesit ndikon gjerësisht tek të gjithë konsumatorët duke rritur çmimet e prodhimit dhe shërbimeve që përdorin si lëndë të parë naftën dhe gazin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb