Është çështje orësh, ose më saktë ditësh, por nuk ka më asnjë dyshim, Romelu Lukaku rikthehet tek Inter, një operacion fantastik i vënë në jetë nga dyshja Marotta-Ausilo. Jo vetëm Lukaku, rrugën për në Milano e ka marrë prej kohësh edhe Paulo Dybala, dy blerje big që e bëjnë Interin pretendent për të fituar titullin në Serie A. Beppe Marotta ka prekur këto dy tema por dhe lëvizjet e tjera të Interit në merkaton në hyrje dhe në dalje:

  • foto galeri
  • foto galeri

“A mund të themi që Lukaku vjen që sot në Milano? Sot jo, por unë dhe drejtori sportiv Piero Ausiolo kemi për detyrë të ndërtojmë një skuadër kompetitive, por në të njëjtën kohë të ruajmë ekuilibrat financiarë. Më duhet ta pranojë se pista Lukaku nuk ishte e thjeshtë, ishte një sfidë e madhe, por ai dhe Dybala ishin dy objektiva për të cilët ne u hodhëm me kokë. Nga ana taktike ata janë dy lojtarë shumë të vlefshëm por duhen vlerësuar edhe aspektet financiare. Nëse do ti përfundojmë si marrëveshje do të ishte diçka pozitive, nëse jo do të shohim për objektivë të tjera pasi në fund të fundit rëndësi ka ekipi jo individët.

Afrimi i Lukakut largon Martinez? Ne kemi planin tonë të biznesit. Objektivi ynë është të ndërtojmë një skuadër të fortë, Lautaro është një element i paprekshëm, nuk përfshihet në asnjë nga këto objektiva”, theksoi Marotta duke saktësuar ndër të tjera se pas disa ditësh do të bëhen zyrtare transferimet e Mkhitaryan dhe Onana.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb