Nga: DOREADA MIO*
MAKARONA ME KERPUDHA DHE SALÇIÇE TE FRESKET

320 gr makarona (taliatele)
300 gr salçiçe të freskëta
200 gr kërpudha të freskëta
5-6 domate qershi ose 1lgj salcë
1 thelpi hudhër
Djathë të grirë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë për 5 minuta në ujë me kripë. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri kaurdisim fillimisht hudhrën duke shtuar më pas salçiçet e freskëta. Pasi salçiçet të kenë ndryshuar pak ngjyrë shtojmë kërpudhat dhe pak nga lëngu i makaronave që po ziejnë. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, e trazojmë mirë dhe në fund shtojmë domatet qershi të prera përgjysmë. Bashkojmë makaronat me salçiçet dhe kërpudhat dhe i servirim menjëherë pudrosur me djathë dhe majdanoz të grirë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: