Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr. makarona elbi
300 gr. mish i grirë
400 gr. salcë domatesh në kubikë
1 qepë
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
50 gr. djath kaçkavall
Përgatitja

Qepën e presim në kubikë dhe e skuqim në vaj ulliri. Më pas shtojmë edhe hudhrat e prera në feta. Pasi janë zbutur dhe qepa është gatuar, shtojmë miahin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen duke e punuar me lugë që të bëhet kokrriza kokrriza.
Shtojmë salcën e domates, gatuajmë 2-3 minuta dhe shtojmë makaronat, kripën dhe piperin. I mbulojmë me ujë dhe i lëmë të gatuhen derisa të zbuten makaronat, rreth 15 minuta. E servirim me djath kaçkavall lart dhe majdanoz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb