Armando Subashi shpallet fitues i bashkisë së Fierit për një mandat të tretë.

Me një diferencë të theksuar prej 35.280 votash Subashi ka fituar bindshëm ndaj dy rivalëve të tjerë në këtë garë, Evdar Kodheli që ka arritur të sigurojë 10.078 vota dhe Eriselda Zotaj Celaj që ka marrë 5529 vota.

Procesi i numërimit është administruar nga 3 KZAZ të cilat kanë numëruar 224 kuti të katër rajoneve të Fierit dhe nëntë njësive administrative.

Armando Subashi garoi në zgjedhjet e 14 majit për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Fierit, duke fituar bindshëm ndërsa në fund të këtij procesi u shpreh se kjo ishte një fitore historike.

Subashi: Fakti që opozita është e përçarë është një këndvështrim, por mundet që kjo të vlejë atje ku ke një kundërshtar.

Kur ke dy kundërshtarë nuk vlen kjo.

E kishim parashikuar një rezultat të tillë. PS është një parti e strukturuar më së miri e ka një përvojë të jashtëzakonshme në betejat elektorale.

Puna e imët organizative gjatë këtyre javëve është një nga çelësat e fitores tonë që mund ta quaj historik, me rreth 70 përqind.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb