NGA ZONJA KATERINA

Përbërësit

500 gr mëlçi, 1 mollë jeshile, 1 kokërr qepë, ½ gotë verë, 2 lgj keçap, Kripë, piper, Vaj ulliri

Pergatitja

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim mëlçitë të prera në kubikë derisa të ndryshojnë ngjyrë.

Më pas shtojmë qepën e prerë në gjysëm rrathë. Vazhdojmë kaurdisjen, më pas shtojmë mollën e prerë dhe atë në gjysëm rrathë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e shuajmë gatimin me verë.

Sapo të avullojë alkooli shtojmë keçapin dhe e lemë derisa të lidhet salca dhe më pas e servirim gatimin të ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb