Samuel Umtiti është lojtar i Lille. Lajmi është dhënë nga klubi francez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i njohur firmos për këtë skuadër pas një eksperience te Lecce. Kartoni i futbollistit zotërohej nga Barcelona, ekip me të cilin luajti 5 sezone.

Për Umtitin bëhet fjalë për një rikthim në Francë, pasi më parë ka veshur fanellën e Lyon. 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: