Edon Zhegrova po kalon një moment fantastik, momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa me fanellën e Lille po dhuron spektakël. Sulmuesi “dardan”, ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 9 asiste, shifra këto që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. Jo vetëm në Francë dhe Spanjë, Zhegrova ka tashmë admirues edhe në Serie A.

Zzz
Zzz

Sipas mediave italiane, emri i tij ka përfunduar në listën e dy klubeve, Juventus dhe Napoli. Zhegrova po sponsorizohet fuqishëm nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Qendërmbrojtësi prej kohësh është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Napolit, një arsye tjetër e fortë që De Laurentiis beson te Zhegrova, një lojtar i ri me shumë potencial, ashtu si Rrahmani.

Edon Zhegrova 1
Edon Zhegrova 1

Zhegrova ka një kontratë me Lille deri në qershor 2026, ndërsa vlera e tij e kartonit, gjithnjë sipas mediave shkon në 15 milionë euro. Jo vetëm Napoli, interes për Zhegorvën ka shfaqur edhe Juventues, me “Zonjën e Vjetër” që këtë periudhë po interesohet fuqishëm për talente të rinj, ku më herët janë lakuar edhe emrat e Mario Mitajt dhe Cristian Shpendit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb