Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Gjirokastër me një këngë dedikuar për të.

Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet kryeministri teksa ecën tek Qafa e Pazarit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga.

Ka qenë pikërisht këngëtarja Juli Cenko dhe grupi Ergjeria që i ka kushtuar këngën Ramës, ndërsa një nga frazat dëgjohet; “Mirë se erdhe Edi Rama”.

Ndërkohë që Rama ia pret hovin këngëtares; duke thënë; “Jo mo jo, hajde ik! hajde mirupafshim!”, dhe kthehet nga rruga.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb