Nga: ZONJA VJOLLCA*
600 gr mish qingji
1 lgj gjalpë
1 kokërr qepë
70 gr kajsi të thata
½ lk kanellë
250 gr koncentrat pule
Kripë
Piper i zi

Për purenë:
800 gr patate
2 thelpinj hudhër
1 lgj gjalpë
4 lgj vaj ulliri
50 gr krem kosi
Kripë
Piper i zi

Perimet shoqëruese:
300 gr kungull të njomë
300 gr karrota
1 qepë të njomë

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë për 25-30 minuta në ujë me kripë me dy thelpinj hudhër të prerë në copëza të vogla. Pasi patatet të kenë zier i kullojmë dhe ashtu të nxehta i trazojmë me salcën e kosit, vajin e ullirit, pak gjalpë, kripë dhe piper dhe i shtypim mirë derisa të bëhet një pure kremoze.
Në një tigan shkrijmë gjalpin, vendosim copat e mishit të qingjit dhe i skuqim mirë nga të dy anët. Më pas i largojmë dhe i mbulojmë që të rrinë të ngrohta. Tek gjalpi ku skuqëm mishin shtojmë qepën, kajsitë e prera në gjysëm dhe kanellën. I kaurdisim së bashku për 2-3 minuta duke shtuar më pas koncentratin e pulës. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lemë për 10 minuta në zierje. Më pas shtojmë mishin e qingjit dhe e lemë të gatuhet bashku me qepën dhe kajsitë për 4-5 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar me kripë vendosim të ziejnë për 3 minuta kungullin dhe karrotën të prerë në shirita.
Servirim bërxollat e qingjit me salcën me qepë dhe kajsi të shoqëruar me purenë dhe perimet e ziera. Purenë e zbukurojmë duke i dhënë dhe shije me pak qepë të njomë të prerë në unaza.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: