Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka dalë në një mesazh drejtuar qytetarëve të vendit të tij lidhur me situatën serioze me COVID-19 në Greqi.

Mitsotakis kërkon që të ketë sensibilizim nga qytetarët dhe të ndiqen rreptësisht masat për të shmangur një bllokim të dytë apo ”Lock-Down” të ri. Sipas tij vaksina për qytetarët grekë është masa.

Por gjithsesi Mitsotakis la të nënkuptohet se qeveria greke nuk e do një bllokim të ri pasi beson se sistemi shëndetësor mund të përballojë valën e dytë me metoda të tjera që Greqia i ka dhe mund t’i zbatojë.

Sipas tij një bllokim i dytë apo karantinë është vendim i gabuar pasi dëmton të gjithë dhe në mënyrë jo të barabartë.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb