ITALI

Mjekja shqiptare, Romina Selenica, e cila prej muajsh u shërben pacientëve të prekur nga Covid-19 në Itali ditën e sotme ka zbuluar se ka qenë e infektuar me COVID-19, dhe se ka luftuar plot 46 ditë me koronavirusin.

Me anë të një postimi në facebook mjekja shqiptare tregon për vështirësisë që ka kaluar nga kjo sëmundje. Por pavarësisht të gjithave, si dhimbjet fizike, e psikologjike shprehet se ia doli të rikthehet në punë dhe pranë njerëzve të dashur, të cilët më në fund mund t’i përqafojë.

“Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qenë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19.

Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore ‘UNË IA DOLA, t’i kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën! Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt , Dr. Romina Selenica ?”- shkruan doktoresha shqiptare në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: