TIRANE- Shuhet akademiku Jorgo Bulo. Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, e cila në shenjë respekti në seancën e sotme plenare kërkoi që të mbahej një minutë heshtje.
Historiani i letërsisë, kritiku letrar dhe profesori Jorgo Bulo është ndarë nga jeta sot në moshën 76-vjeçare. Profesori ndërroi jetë në Përmet, ku ka qenë i pranishëm tek aktiviteti ‘Ditët Naimiane’. Gjatë një momenti nuk është ndjerë mirë dhe eshte derguar ne spital. Pas dërgimit në spital, mjekët konfirmuan se profesori kishte pesuar nje infarkt, dhe pavaresisht perpjekjeve, sot paradite ai humbi jetën.
Akademiku Bulo njihet jo vetem si pedagog, por në veçanti si akademik. Bulo ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.
(ed.me/BalkanWeb)
