Biznes Albania ka ndarë sot një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu!

Biznes Albania shprehet se ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për sipërmarrjen e lirë dhe gazetarinë shqiptare.

“Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliu është një humbje e madhe për sipërmarrjen e lirë dhe gazetarinë shqiptare! Humbëm një mik të mirë të familjes së madhe Hysenbelliu. Humbëm një sipërmarrës të suksesshëm të botës mediatike. Humbëm një luftëtar të fjalës së lirë dhe karakterit të fortë! Ngushëllime dhe u preftë në paqe miku ynë z. Kasem Hysenbelliu!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb