Për të kuptuar forcën e Beshiktash, rivali i Tiranës në Conferencë League, mjafton të shohim lëvizjet e tyre në tregun e transferimeve. Klubi turk arriti t’i marr Milanit një sulmues, Ante Rebic. Kroati zbarkoi në Stamboll ku iu nënshtrua vizitave mjekësore ndërsa u prit nga tifozë të shumtë: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, dua të takoj skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur. Do të mbaj fanellën me numrin 7”, theksoi Rebic.

Beshiktash pagoi për Rebic 500 mijë euro, shifër që pritet të shkojë deri në 2 milionë euro pasi janë të përfshirë shumë bonuse. Pas katër sezonesh, Rebic largohet nga Milano për tu transferuar në Stamboll, por nuk do të jetë në dispozicion të ekipin për transfertën përballë Tiranës. Jo vetëm Rebic, Beshiktash është paraqitur në derën e Milanit me një tjetër ofertë zyrtare, këtë herë për Messias. Braziliani ka një kontratë me kuqezinjtë deri në 2024, por është nxjerrë në shitje nga klubi. Furlani kërkon 3 milionë euro, por Beshiktash ofron vetëm 1 për momentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb