Ka nisur nga magazinat e Lundrës shpërndarja e ematerilave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “Balkanweb” se shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur në 12 qarqe.

Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene. Ka edhe fletë votimi të veçanta, për persona me aftësi të veçantë.

Materialet zgjedhore ngarkohen në kamionët e ushtrisë. Janë mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri.

Shpërndarja në qendrat e votimit nis një ditë para zgjedhjeve. Procesi ndiqet nga policia. Sot pritet të shpërndahen materialet zgjedhore në KZAZ.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb