Kompania “Nissan Motor” parashikon një humbje neto prej 670 miliardë yen (6,35 miliardë dollarë) për vitin aktual financiar, për shkak të rënies së shitjeve në mes të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot kompania.

“Për të kufizuar përhapjen e COVID-19, kompania ndërpreu prodhimin në vendet e prodhimit në të gjithë botën”, tha kompania në një deklaratë.

“Performanca e kompanisë vazhdon të ndikohet nga klima sfiduese e biznesit”, shtoi ajo.

“Nissan”, partner i “Renault”, parashikon gjithashtu një humbje operative prej 470 miliardë yen për vitin deri në mars 2021, ndërsa pret që shitjet vjetore të bien me 21% nga viti i kaluar financiar, në 7,8 trilionë yen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb